Bota

Kina premton 60 miliardë dollarë për zhvillimin e Afrikës

Të hënën, në Samitin e Pekinit të Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, presidenti kinez Xi Jinping u shpreh se Kina dëshiron të ndërtojë së bashku me Afrikën një komunitet më të ngushtë fatesh me përgjegjësi e leverdi reciproke.

Kina e Afrika do të zgjerojnë dialogun e shkëmbimet politike të niveleve të ndryshme duke u sjellë popujve kino-afrikanë rezultate e përfitime konkrete.

Presidenti kinez, Xi Jinping ka premtuar 60 miliardë dollarë investime dhe financime për vendet afrikane.

”Vendet e pazhvilluara afrikane do të përjashtohen nga borxhet që i detyrohen Kinës’’, theksoi presidenti Xi në hapjen e Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë (FOCAC) në Pekin.

Xi njoftoi një sërë projektesh dhe partneritetesh në fusha të tilla si tregtia, infrastruktura, kujdesi shëndetësor dhe siguria, në forumin ku morën pjesë dhjetëra udhëheqës afrikanë.

Kina e përkrah Afrikën të realizojë sigurinë ushqimore para vitit 2030, ka filluar zbatimin e projektit të modernizimit bujqësor në Afrikë, ka zbatuar 50 projekte të ndihmës bujqësore, u ka dhënë vendeve afrikane të prekura nga fatkeqësia natyrore ndihmë ushqimore me një vlerë prej 1 miliard juanësh dhe ka dërguar në Afrikë 500 specialistë bujqësorë për të përgatitur teknikë bujqësorë vendës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button