Home / Rajoni / Bullgari-Mali i Zi: Kompani të përbashkë për transportimin e energjisë elektrike

Bullgari-Mali i Zi: Kompani të përbashkë për transportimin e energjisë elektrike

Podgoricë: Bullgaria dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë për krijimin e një shoqërie të përbashkët për transportimin e energjisë elektrike.

Këtë e bëri të ditur sot Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov, i cili është duke zhvilluar për vizitë zyrtare në Podgoricë.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar midis kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviç dhe atij të bullgarisë Bojko Borisov, një vend të rëndësishm zuri rritje e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve

Sipas tij në projekt do të mund të marrin pjesë edhe vende të tjera në rajonit.

Borisovi mendon se rajoni ballkanik mund të bëhet një zonë e fuqishme ekonomike.

Kryeministri bullgar u dekorua me urdhrin “Mali i Zi” me shirit për shkak të përkrahjes së Bullgarisë për integrimin evropian të shtetit ballkanik.

Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov është takuar edhe me presidentin Millo Xhukanoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published.