Kronika

Ngjarjet kriminale në Shkodër, Xhafaj: Autorët shumë shpejt përpara drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, duke folur për ngjarjet e ndodhura në Shkodër, por jo vetëm, tha se Policia ka vullnet dhe është duke punuar me kapacitet të plotë për të kapur përgjegjësit, teksa shtoi se opozita nuk po vepron drejt.

“Ajo që po bën opozita është një sulm agresiv i qëllimshëm për të nxirë imazhin e Policisë dhe të vendit. Nuk dua t’i hyj fare diskutimit se cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme. Natyrisht për ne, çdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë, sepse janë jetë njerëzish dhe cenojnë sigurinë qytetare. Ne jemi duke u shkuar në fund këtyre rasteve dhe shumë shpejt do të zbardhim edhe autorët, kjo sa i takon përgjegjësisë sonë. Sa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar”, – tha Xhafaj.

Ai bëri të ditur se “në këto muaj është bërë një skanim i qartë dhe i hollë i grupeve kriminale që nuk u krijuan sot, por kanë vite. Kemi goditur një pjesë të këtyre grupeve dhe jemi në rrugë të mbarë për të goditur dhe grupe të tjera shumë shpejt”, – u shpreh Xhafaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button