Home / Kronika / Finalizohet operacioni i koduar “BUTRINTI”, sekuestrohen 5 mjete lundruese

Finalizohet operacioni i koduar “BUTRINTI”, sekuestrohen 5 mjete lundruese

Policia e Shtetit mbi bazën e informacioneve tē siguruara në rrugë operative për persona që vidhnin mjete lundruese nga fshati Shëndëlli, Sarandë, në grykëderdhjen e lumit “Pavllo”, shërbimet e Policisë, si rezultat i operacionit bënë të mundur bllokimin e një mjeti lundrues tip gomone me mbishkrimin “Highfield”, në të cilin u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e mëposhtëm: F.Ll, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë dhe A.D., 15 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit A.D, u gjet dhe u sekuestrua një mjet lundrues varkë plastike me mbishkrimin “Evinrude”, pa dokumentacion.

Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me policinë greke, është bërë i mundur arrestimi i dy shtetasve të tjerë shqiptarë në Ishullin e Korfuzit, Greqi, të cilët janë kapur në flagrancë duke vjedhur mjete lundruese (skafe):

K.P, 17 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.
K.D, 20 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli.

Nga ana e Policisë janë bllokuar dhe sekuestruar 2 mjete lundruese:
– Gomone “Highfield”, motor “Mërkuri” me 9HP.
– Varkë plastike “Evinrude” 25 HP.

Gjithashtu edhe policia greke ka sekuestruar 3 mjete të tjera lundruese në Ishullin e Korfuzit, Greqi. Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve F.Ll, dhe A.D, iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vjedhje”, parashikuar nga nenet 141/a/2 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Leave a Reply

%d bloggers like this: