Home / Politika / Balla: 18 vrasje në Shkodër kur Basha ishte ministër i Brendshëm, sot vetëm 8-të

Balla: 18 vrasje në Shkodër kur Basha ishte ministër i Brendshëm, sot vetëm 8-të

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, duke komentuar takimin e opozitës në Shkodër, u shpreh se opozita po kërkon të helmojë me çorbën e saj qytetarët e thjeshtë, teksa shifrat flasin kundra saj.

Sipas Ballës, shifrat tregojnë qartë se si është përmirësuar situata e rendit dhe krimit në vend dhe gjithashtu edhe në Shkodër.

“Dy grupet e opozitës janë në Shkodër për të zhvilluar një takim për rendin publik. Shifrat tregojnë se në vitin 2010, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, kishim 18 vrasje vetëm në Qarkun Shkodër, krahasuar me një shifër prej 8 vrasje gjatë tetëmujorit të parë të vitit 2018.

I njëjti numër vrasjesh është dhe në gjashtëmujorin e fundit të mandatit të PD në vitin 2013, ndërsa 6 vrasje u regjistruan në mandatin e parë të Rilindjes”, – vijoi Balla.

“Ata që kanë kryer atë krim duhen ndëshkuar menjëherë dhe kemi besim të puna e Policisë së Shtetit dhe të vullneti i ministrit të Brendshëm. Duam që këto të dhëna kuptimplota të vërtetohen nga mediat, e jo të hidhet te qytetarët helmi i çorbës së Shqupit”, – tha Balla.

Sa i takon fushatës “Shqipëria që Duam”, Balla tha se ishte një nismë pa dallim partiak, ku të gjithë u dëgjuan dhe zëri i qytetarëve është ai që duhet çuar përpara. “Ne kemi zhvilluar takime intensive në çdo cep të territorit. Falënderoj ata qytetarë që morën pjesë në llogaridhënien publike për Shqipërinë që duam. Ishte pa dallime partiake, duke u dëgjuar zëri i të gjithëve dhe detyra jonë është të veprojmë mbi këtë zë. Ne s’kemi shkopin magjik, por kemi vullnetin për të çuar përpara zërin e qytetarëve”, – tha Balla.

“Është e vërtetë që kjo sallë është aula e debatit, detyra jonë është të fokusohemi te hallet e qytetarëve dhe jo argumentimet shterpë të opozitës. Pakica mund të ketë idetë e veta dhe jo propozime konkrete, ashtu siç vijmë dhe ne”.

“Risia sot janë librat falas për të gjithë nxënësit, 130 mijë nxënësit, pra sot i jepet mundësia kësaj pjese të shoqërisë që, falë reformave, të pajisen me libra falas.

Vitin e ardhshëm në këtë program do të përfshihet edhe klasa e pestë dhe deri në fund të mandatit ambicia jonë është që të gjithë nxënësit e ciklit të arsimit të detyrueshëm të marrin librat falas”, – vijoi Balla.

“Po ashtu ky sesion do të përfshijë dhe vendimin për datën e zgjedhjeve lokale. Reforma zgjedhore do jetë dhe duhet të diskutohet sëbashku me opozitën. Në këtë pikë duhet të ketë një përgjigje pozitive për të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHRIT, duke i dhënë Shqipërisë kod zgjedhor sipas të gjitha standardeve. Mos na kërkoni të shpërqendrohemi nga qytetarët e të merremi me akuza boshe”, – vijoi kreu i Grupit Kuvendor të PS.

Leave a Reply

%d bloggers like this: