Kronika

Pranimi i 20 emigrantëve nga Italia, Zv.ministrja Voda tregon detajet

 Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda hodhi më shumë dritë mbi mënyrën se si do të bëhet procesi i marrjes së 20 emigrantëve nga Eritrea, që aktualisht janë të bllokuar në Itali. Ajo sqaroi me detaje vendimin e qeverisë për të ndihmuar vendin fqinj. Voda tha se ky vendim është “respektim i parimeve humanitare, mbrojtja e njerëzve në kushte nevoje, kur flukset migratore kanë pushtuar të gjithë Europën. Shqipëria i është përgjigjur thirrjes për ndihmë, jo më larg se para një muaji në Gjenevë, ku u mbajt një takim nën frymën e Konventës për Refugjatët.

Lidhur me kohën kur do të vijnë në Shqipëri refugjatët, zëvendësministrja sqaroi se “ka pasur një diskutim brenda Unionit dhe Italisë, por ende nuk ka një ditë zyrtare, por ka një procedurë të caktuar. Ne jemi gati tha Voda, t’i presim ata. Për shkak të ligjeve në Itali e rregullores së Dublinit, emigrantët do t’i nënshtrohen një procedure pyetësori.

Pas intervistimit dakordësinë mund ta shprehin 10, 15 ose dhe 20 nga refugjatët. Pala shqiptare po pret. Jemi në proces e sipër. Në thelb besoj se dhe Unioni nuk është kundër”.

Lidhur me vendin ku do të qëndrojnë refugjatët, Voda tha se kemi qendrën kombëtare pritëse të azilkërkuesve, që ka një numër të madh shtretërish, por kemi dhe qendra të tjera. Në Kakavijë, Shkodër, Gjirokastër dhe afër Tiranës. Falë asistencës së organizatave ndërkombëtare, Shqipëria është e aftë të përballojë flukset migratore. Për këta 20 refugjatë jemi të përgatitur shumë mirë. Kemi vendosur të ruajmë një standard të Konventës, si asistencë në procesin e transferimit, intervistimit, apo dhe asaj sanitare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button