Home / Rajoni / Maqedonia / Shkup: Stoltenberg, Kurz dhe Merkel vizita në prag të referendumit për emrin

Shkup: Stoltenberg, Kurz dhe Merkel vizita në prag të referendumit për emrin

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi se në ditët e ardhshme do të ketë një seri vizitash në vendin ballkanik nga ana e disa personaliteteve të larta europiane.

Nesër në Shkup pritet sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vizitën e tij të dytë në gjashtë muaj.

Të premten pritet kancelari austriak Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, ndërsa të shtunën vendin e vogël ballkanik e viziton kancelarja gjermane, Angela Merkel.

”Është një sinjal pozitiv dhe një mbështetje për njohjen e progresit të arritur nga Maqedonia”, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev me rastin e këtyre vizitave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.