Home / Ekonomia / Pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit

Pensionistët, 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit

Pensionistët do të marrin nga 5 mijë lekë shpërblim për festat e fundvitit.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, i pranishëm të martën në komisionin parlamentar për ekonominë e financat, ku po shqyrtohet akti normativ për buxhetin e vitit 2018 , tha se, këtë vit paketa e solidaritetit është e konsoliduar në buxhet me një shifër konkrete duke njoftuar se në fund të vitit pensionistët do të përfitojnë 5 mijë lekë shpërblim.

Në aktin normativ që ndryshon buxhetin e vitit 2018, qeveria ka akorduar një fond të posaçëm 3 miliardë lekë adresuar pensionistëve, që është rezultat nga skema e kursimeve të sigurime shoqerore dhe parashikimi i rritjes së të ardhurave nga këto skema.

Ministri duke i u referuar të dhënave statistikore theksoi se, në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral.

“Shikoni kohën kur ne japim bonuse ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.