Home / Moda / Givenchy ju këshillon: lëkurë dhe tyl në pranverën e 2015-ës

Givenchy ju këshillon: lëkurë dhe tyl në pranverën e 2015-ës

givenchy-ju-k-euml-shillon-l-euml-kur-euml-dhe-tyl-n-euml-pranver-euml-n-e-2015-euml-s_hdNë Paris po zhvillohet ende Java e Modës. Ndërsa kemi parë sfilatat e shtëpive më të rëndësishme të modës, një koleksion i shumëpritur ishte ai i Givenchy.

Ngjyrat më të përdorura tek veshjet ishin e bardha dhe e zeza. Nuk mungonin detajet prej qëndismash dhe tyli. Ricardo Tisci krijoi kontrast, pasi kombinoi ato me çizme të gjata lëkure për një pamje më rock.

Ndër modelet e famshme që parakaluan me veshjete Givechy ishin Rosie Huntington Whiteley dhe Kendall Jenner.

27-vjeçarja Whiteley ka patur një muaj të ngarkuar, pasi ka sfiluar në disa sfilata të rëndësishme dhe gjithashtu ka ndjekur nga rreshtat e parë shumë të tjera.

Një risi në botën e modës ka qenë Kendall Jenner.

Kendall, gjysmë-motra e Kim Kardashian, ka shkëlqyer në cilëndo sfilatë dhe është duke krijuar emrin e saj mes modeleve më të famshme në botë.

Nuk mund të mungonte Cara Delevingne.Britanikja, e cila në moshën 21-vjeçare ka shumë eksperiencë në pasarelë, është duke ngjitur gjithmonë e më lart shkallët e karrierës.

Ndër të ftuarit kryesorë ishin Kim Kardashian, bashkëshorti i saj Kanye West dhe vajza e tyre njëvjeçare, North. Ata janë miq të ngushtë të stilistit kryesor të Givenchy, por erdhën edhe për të mbështetur Kendall-in, shkruan Anabel. Kim e ka Givenchy-n shtëpinë e preferuar të modës. Madje edhe fustani i dasmës mban firmën e Tisci-t. 

Nuk mungonte këngëtarja Ciara, e cila ka sjellë në jetë fëmijën e saj vetëm para një muaji.

Leave a Reply

%d bloggers like this: