Home / Kosova / Opozita bojkoton kuvendin, seanca për ekipin negociator vazhdon sot

Opozita bojkoton kuvendin, seanca për ekipin negociator vazhdon sot

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdojë sot në ora 14:00.

Seanca e cila filloi të martën u shty disa herë për shkak të mospajtimeve të akterëve politik.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha mbrëmë se seanca për Ekipin negociator do të vazhdojë të mërkurën.

“Kemi qenë në fazën e vendimmarrjes për ekipin negociator, në pjesën e votimit propozuesi i seancës ka bërë kërkesë që të kemi një shtyrje që të kemi edhe një vendimmarrje për këtë proces”, ka thënë Veseli.

Ai ka shtuar se arsyet e shtyrjes së seancave janë bojkoti i opozitës dhe mungesa e deputetëve, të cilët kanë krijuar një situatë e cila po e dëmton shumë shtetin e Kosovës.

“Do të duhej të ishim bashkërisht sot, që të mos qonim mesazh përçarës tek qytetarët”, ka thënë Veseli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.