Home / Bota /  Merkel premton mbështetje maksimale për bursën e Frankfurtit pas Brexit

 Merkel premton mbështetje maksimale për bursën e Frankfurtit pas Brexit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel garantoi sot në mbrëmje bursën e Frankfurtit duke shprehur gjithë mbështetjen e saj për ta ndihmuar që të jetë sa më tërheqëse pas Brexit, në një çast që shumë qytete europiane, mes të cilave edhe Parisi, janë në konkurencë që të tërheqin sa më shumë kompani.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur rajonin Hese”, deklaroi kancelarja gjermane gjatë një fjalimi në Frankfurt për herë të parë që prej janarit 2015, duke iu përgjigjur një ftese të “Deutsche Börse”, operator në bursën e Frankfurtit.

“Berlini është duke punuar për rregulla më fleksibël në lidhje liçensimin e bankave të huaja që duan të vendosen në Hese”, theksoi kancelarja.

Ajo ka cituar gjithashtu mos rritjen e taksave apo mbështetjen ndaj inteligjencës artificiale, që pritet të revolucionojë aktivitetet financiare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.