Home / Rajoni / Kryeministri bullgar mbërriti për një vizitë në Izrael

Kryeministri bullgar mbërriti për një vizitë në Izrael

Ka filluar dje vizita dyditore zyrtare e Kryeministrit Bojko Borisov në Izrael. Dje në qytetin Herclia ai ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Institutit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit.

Sot kryeministrat e dy shteteve Bojko Borisov dhe Benjamin Netanjahu do të zhvillojnë një takim dhe do të shqyrtojnë tema me interes reciprok.

Më vonë në parkun “Charles Clore” në Tel Aviv ata të dy do të marrin pjesë në një ceremoni solemne me rastin e hapjes së monumentit-binjak të këtij në Sofje-simbol i heroizmit të popullit bullgar në shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.