Home / Bota / Poloni, nis Foroumi i 28-të Ekonomik “16+1”

Poloni, nis Foroumi i 28-të Ekonomik “16+1”

Forumi i 28-të Ekonomik i “Bashkëpunimit Kinë-Vende të Europës Qendrore e Lindore” nisi të martën në qytezën Krynica të Polonisë Jugore. Pjesëmarrësit në forum shkëmbyen pikëpamjet mbi vlerat dhe interesat e Europës.

Tema vjetore e forumit është “Europa me vlera të përbashkëta ose me interesa të përbashkëta”. Më 5 shtator do të mbahet një takim plenar rreth kësaj teme, ku do të jetë i pranishëm dhe kryeministri polak Mateusz Morawiecki.

Në këtë forum do të jetë i pranishëm gjithashtu një delegacion nga Kina i përbërë nga zyrtarë në nivel të kryetarit të qytezave, i organizuar nga Shoqata e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja. Delegacioni do të zhvillojë diskutime me përfaqësuesit e vendeve e EQL-së rreth nismës “Një brez, një rrugë”, zhvillimit të vazhdueshëm urban, mbrojtjes ekologjike, menaxhimit të ndotjes ajrore etj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: