Ekonomia

Eurobondi, Shqipëria në “start” për turin lobues përballë investitorëve

Shqipëria pritet në që në dy -tre javët e ardhshme të fillojë turin e saj lobues për eurobondin 500 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar zëvendësministri i Financave Erjon Luçi për Raiffeisen Bank International, raportoi Intellneës. Konfirmimi për hapin e radhës për të dalë në tregjet e kapitalit vjen vetëm pak javë pas zgjedhjes së ekipit që do të udhëheqë procesin. Në fillim të gushtit Ministria e Financave bëri me dije se kishte zgjedhur Citi, Banka IMI dhe Societe Generale si skuadrën rregulluese të përbashkët të transaksionit.

Eurobondi me një vlerë 500 milionë euro synon që të rifinancojë borxhin e jashtëm të qeverisë si dhe të ulë presionin në tregun e brendshëm finaniar. Zyrtarët kanë konfirmuar gjithashtu se të paktën 200 milionë euro do të shkojnë për të blerë një pjesë domethenëse të borxhit ekzistues nga eurobondi parardhës.

Analistët e tregjeve vlerësojnë se kushtet aktulalë të Shqiëprisë për Eurobondin mbetet të favorshme e lidhur kjo ngushtë me vlerësimin aktual nga agjencitë e riskut. Interesi i eurobonit të parë 450 milionë euro që maturohet në 2020 shfaqet në 1.5 për qind me në situatë më të favorshme sesa në vitin 2015.

S&P vlerësoi Shqipërinë me notën në B +/ B të analizës së renditjes së borxhit sovran afatshkurtër dhe afatgjatë të Shqipërisë, me perspektivë të qëndrueshme.

Eurobondi i kësaj radhe pritet të emetohet diku në fund të vitit 2018. Kjo do të jetë hera e tretë që Shqipëria del në tregjet e kapitalit. Në vitin 2010 ajo emetoi eurobondin e parë me vlerë 300 milionë euro ndëkrohë që më pas në 2015 do të regjistrohej dalja e dytë kur u emetuan 450 milionë euro me në kupton prej 5.75.

Shqipëria është e fundit në Rajon që del në tregjet e kapitalit këtë vit, ndërkohë që më herët me sukses kanë përfunduar këtë proces Maqedonia, Mali i Zi dhe Republika Serbe e Bosnjës (njëra nga dy entitetet e Bosnjë-Hercegovinës, tjetra është Federata e Bosnjës). Të treja kanë siguruar eurobonde me vlera të konsiderueshme

Maqedonia në janar emetoi një Eurobond me vlerë 7 vjeçare ntë këtij viti dhe me një normë interesi prej 3 për qind.  Kjo është norma më e ulët me të cilin ky shtet që doli për herë të shtatë në tregje ka siguruar ndonjëherë borxhin. Më herët interesat janë luhatur mes 3.9 dhe 9.8 për qind.

I dyti në treg ishte Mali i Zi që në prill të këtij viti njoftoi daljen në tregjet e kapitalit për 500 milionë euro. Investitorët e interesuar për ketë Eurobond ofruan një total prej 1.48 miliardë euro pra rreth 3 herë më shumë se interesi i Malit të Zi. Në fund qeveria vendosi të blinte vetëm 362 milionë euro me një interes mestatar 3.37 për qind dhe për të cilat ripagesa nis në 2019, 2020 dhe 2021.

Republika Serbe e Bosnjës nga ana tjetër njoftoi se në qershor mbylli daljen e saj në tregjet e kapitalit ku emetoi një Eurobond me vlerë 168 milionë euro për një afat 5 vjeçar. Kuponi me të cilin u sigurrua ky borxh ishte 4.75 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button