MaqedoniaRajoni

“Më premtoi Rama”, Zaev: Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një takim me biznesmenët dhe autoritetet për çështjet ekonomike që morën pjesë në takimin e organizuar nga “Oda Ekonomike e Maqedonisë” foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euroatlantike duke kërkuar votën pro emrit të ri në referendumin e 30 shtatorit, por tha gjithashtu se “Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës”, të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, në këtë port do të valëvitet flamuri i Maqedonisë, ndërsa Zaev theksoi se nuk fliste pa baza, pasi diçka të tillë ja ka premtuar homologu i tij shqiptar Edi Rama.

Zaev shkoi edhe më tej duke thënë se për Maqedoninë nuk do të ketë vetëm port në Durrës, por edhe në Bullgari, diku në Detin e Zi.

“Me kryeministrin e Shqipërisë e kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valëvitet flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë  nga Maqedonia. Me Bullgarinë do të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, deklaroi Zaev.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button