Kronika

Qëllohet me armë një person në Lezhë, policia identifikon autorët

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 13:30 të ditës së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Prekanit’ në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales.
Policia bën të ditur se personi i plagosur është shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia thotë se bëri të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale, të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre”, njofton policia.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button