Home / Kronika / Panucci padit në gjykatë ish-Presidentin Bujar Nishani

Panucci padit në gjykatë ish-Presidentin Bujar Nishani

Trajneri italian i kombëtares shqiptare të futbollit Cristian Panucci ka paditur ditën e sotme ish-Presidentin Bujar Nishani.
Mësohet se padia ka të bëjë me një status në rrjetet sociale të Nishanit pas ndeshjes me Kosovën. Nishani e quajti në atë kohë Panuccin, “sharlatan që shkatërron edhe atë që është ngritur”.

Nishani i hodhi këto akuza pas humbjes së Kombëtares në miqësoren ndaj Kosovës, ku Shqipëria u mund me rezultatin e thellë 3-0.

Mësohet se Panucci kërkon një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh.

Leave a Reply

%d bloggers like this: