Kosova

Ambasadori amerikan sërish në Kuvendin e Kosovës

Në seancën e thirrur nga pozita që është planifikuar të fillojë në orën 16:00 ka mbërritur edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie.

Kjo seancë ishte planifikuar që të vazhdonte sot në orën 14:00, por ishte shtyrë përsëri si pasojë e mungesës së deputetëve të pozitës.

Lidhur me shtyrjen e seancës, deputeti i NISMA-s, Zafir Berisha, ka thënë se kjo po ndodh për shkak të implikimeve nga Lista Serbe.

Në këtë seancë pritet që të miratohet Grupi i Unitetit për dialogun me Serbinë, që do të udhëhiqet nga Fatmir Limaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button