Kronika

Pas 14-vjeçarit, tjetër vrasje në Mamurras

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar në Mamurras. Mësohet se rreth orës 04:30 është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras, i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës një 14-vjeçar është vrarë me thikë në Mamurras ku adoleshenti është goditur me thikë nga një 15-vjeçar i cili është kapur dhe shoqëruar në komisariat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button