Kronika

Aksioni i policisë për krimet në Shkodër, 4 në pranga

Vijojnë kontrollet e policisë në lagjet Kiras dhe Dobraç.

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Më 13 janar të këtij viti, Lulzim Kulla, me një të kaluar problematike i shpëtoi një atentati me bombë, por disa kalimtarë u plagosën. Sulmi ndaj tij u komentua si luftë mes bandave.

Pak më vonë u ekzekutua një ish-polic dhe bashkëjetuesja e tij. Boran Bercama dyshohej se kishte lidhje me një nga familjet e njohura në Shkodër.

Edhe vrasja e Fatbardh Liçit në muajin gusht mbeti e pazbardhur dhe u komentua e lidhur me ngjarjet më të hershme.

Ndërsa më 1 shtator u ekzekutua një biznesmen. Dyshimet janë se shënjestra ishte dikush tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button