MaqedoniaRajoni

MAQEDONI – Stoltenberg në vizitë zyrtare në prag të referendumit për emrin

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbërriti dje në mbrëmje në Maqedoni, ku u prit nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska.

Sipas informacioneve nga kabineti i presidentit, në kuadër të vizitës dyditore në Maqedoni, Stoltenberg do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, me kryetarin e parlamentit Talat Xhaferi, me kryeministrin Zaev, ministren e Mbrojtjes Shekerinska dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Stoltenberg do të vizitojë edhe Stajkovcin, ku në vitin 2016 trupat dhe pajisjet e NATO-s u angazhuan për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave të përmbytjes.

Stoltenberg gjithashtu do të vizitojë kazermën ”Ilinden” ku do të marrë pjesë në një stërvitje nga anëtarët e forcave speciale.

Ndërkaq, në prag të referendumit të planifikuar për më 30 shtator të këtij viti, pritet që kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz ta vizitojnë Maqedoninë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button