Kosova

Avdullah Hoti fton të gjithë deputetët që të marrin pjesë në seancë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të marrin pjesë në seancën e sotme të thirrur nga opozita që dështoi të mbahet mbrëmë shkaku i mungesës së kuorumit, shkruan Gazeta Express.

Hoti ka ftuar deputetët për ta votuar rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të flas për çështje të territorit  në dialogun me Serbinë në Bruksel.

“I ftoj te gjithë koleget e Kuvendit te Kosovës te vijnë ne seance për te miratuar rezolutën se “Kosova nuk ka vullnet te bisedoje me Serbinë për shkëmbim territoresh”. Kjo është VIJA E KUQE me e rëndësishme ne ketë dialog”, ka shkruar Hoti në profilin e tij në facebook, raporton Express.

Opozita mbrëmë kishte dështuar ta mbante seancën edhe përkundër përkrahjes së NISMA-s.

Në seancën e të mërkurës vlen të theksohet që nuk ishte deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button