Kosova

Limaj: Thaçi s’ka kompetenca negociuese

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur poshtë mundësinë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të vendoste krye më vete për një marrëveshje të mundshme me Serbinë, si rezultat i dialogut me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se Presidenti s’do të mund të vendoste pa e pyetur ekipin negociator, të cilin e ka krijuar ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj, e të cilit do të prijë vetë Limaj.

“Presidenti s’ka kompetenca negociuese”, ka theksuar Limaj.

Ndërkohë Limaj ka thënë, se ekipi është krijuar për të mos e lënë dialogun vetëm në duar të presidentit të vendit, Hashim Thaçi. “Dialogu ishte vetëm i presidentit, kemi përfshirë edhe qeverinë”, ka thënë Limaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button