Home / Bota / Europa dhe Kina duhet të veprojnë në të njëjtin drejtim

Europa dhe Kina duhet të veprojnë në të njëjtin drejtim

Europa po përballet me shumë vështirësi në kushtet e tanishme të të koncepteve dhe forcave të ndryshme globale. Si një nga udhëheqësit e BE-së, Macron ka bërë përpjekje të shpeshta diplomatike kohët e fundit. Në fund të gushtit, në Konferencën e Diplomatëve Francezë, ai mbajti një fjalim tematik ku propozoi multilateralizmin, duke shfaqur përpjekjet e Francës për ta drejtuar BE-në të dalë nga ngërçi.

Unilateralizmi goditi aleancën ShBA-Evropë

Macron u shpreh se multilateralizmi ndërkombëtar dhe zhvillimi i BE-së po përballen me një “krizë të pashoq”. Administrata e Trump-it ka mbjellur thellë unilateralizmin. Udhëheqësit e Francës, të Gjermanisë dhe të BE-së shkuan në ShBA për të shkëmbyer pikëpamjet me presidentin Donald Trump.

Vetë Macron-i u përpoq për formimin e marrëdhënieve personale me Donald Trump. Por, këto përpjekje nuk patën efekte të dukshme. Presidenti i Francës theksoi se ndryshimi i vlerave dhe unilateralizmi i ShBA-së kanë prekur lidhjet BE-ShBA.

Sot po shtohen dyshimet për integrimin e BE-së dhe gjithashtu po rritet ekstremizmi. Një nga simptomat e kësaj është “Brexit”. Problemet kyçe përfshijnë rritjen e forcave centrifugale të BE-së, hendekun e nivelit ekonomik ndërmjet Europës jugore dhe asaj veriore, mosmarrëveshjet mbi çështjen e refugjatëve dhe koncepteve politike mes Evropës lindore dhe asaj perëndimore.

Macroni paraqiti “projektin e Francës”

Në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve në Paris, Macron-i shtjelloi sistemakisht pikëpamjet e Francës për situatën ndërkombëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme me temën kryesore “Aleanca, Vlerat e Interesat”.

Ai kritikoi veprimet e unilateralizmit të Donald Trump-it duke shtjelluar domosdoshmerinë e ruajtjes së dialogut me të. Ai pohoi pjesëmarrjen aktive të Kinës në multilateralizëm. Krahas këtyre, Macron-i theksoi masat e marra nga Franca në fushën e mbrojtjes së mjedisit, të arsimit, të shëndetësisë, të sigurisë etj., duke njoftuar disa veprime që do të marrë Franca në të ardhmen, përfshi organizimin e veprimtarisë me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, drejtimin në vitin e ardhshëm të Samitit të G7-s, nxitjen e Aksit të Indian-Paqësorit etj.

Duke folur për sistemimin global, Macron-i shprehu mendimin se nisma “Një brez, një rrugë” e Kinës ka epërsi dhe kënd global për stabilizimin e rajoneve përkatëse, duke shtuar se Franca do të zhvillojë dialog konstruktiv me Kinën në bazë të kërkimit të ekuilibrit, të mbrojtjes së interesave të veta e të pamjes botërore. Ai nguli këmbë në standardet e larta në integrimin e BE-së për të kërkuar pozitën strategjike e shembullore të Europës duke kundërshtuar prirjen e shpërndarjes së BE-së.

Kina dhe Europa, interesa të përbashkëta në mbrojtjen e multilateralizmit

Një sërë veprimesh diplomatike të Macron-it janë pa dyshim pozitive për bojkotimin e unilateralizimit dhe rimëkëmbjen e integrimit europian, por nuk mund të sigurojnë efektshmëri reale.

Së pari, programi i rimëkëmbjes së Europës i paraqitur nga Macron-i në BE nuk ka gjetur përkrahje nga të gjithë. Përshembull, objektivi që “BE-ja të arrijë ShBA-në dhe Kinën në vitin 2024” u pa si një objektiv i shkëputur nga realiteti, ndërkohë, programi për dhënien e më shumë të drejtave ndaj eurozonës dhe veçanërisht plani për krijimin e një fondi të përbashkët, kundërshtohet nga Holanda dhe vende të tjera anëtare, madje as Gjermania nuk e përkrah atë. Turneu i lobimit i Macron-it në mbarë Europën është konsideruar si një përpjekje e tij egoiste e personale për karriget në Parlamentin Europian vitin e ardhshëm. Opinioni francez është shprehur se për rimëkëmbjen e Europës “nuk mund të veprohet i vetëm, por gjetja e një partneri është gjithashtu tepër e vështirë” dhe kundrejt problemeve të BE-së, “është shumë e vështirë të paraqitet një projekt i pranueshëm”.

Së dyti, Macron-i ka për qëllim të gjejë “aleatë” në mbarë globin, me Francën si bërthamë të partneriteteve që synon, por ai mbart ende paragjykime dhe dyshime ndaj Kinës, forcës kryesore të nxitjes së multilateralizmit. Si pasojë, megjithëse Macron-i është relativisht mendjehapur krahasuar me liderë të tjerë perëndimorë, ai nuk shkëputet ende nga kufizimi i “konceptit të bllokut”. Për arsye të horizontit të ngushtë dhe mendjemadhësisë së tepërt, në propozimet e tij diplomatike mungon koncepti i gjithëpërfshirjes, prandaj dhe objektivat e tij vështirë të realizohen. Kjo do të thotë se, pavarësisht thirrjeve të Francës dhe të Gjermanisë për krijimin e “aleancës së multilateralizimit”, përballë unilateralizmit të ShBA-së, duket se natyra e Europës nuk do të ndryshojë aspak, pasi ajo i përket bllokut perëndimor së bashku me ShBA-në.

Sigurisht, për të dalë nga vështirësitë pasive, nxitja e multilateralizimit është bërë pjesë gjithnjë e më kryesore e veprimeve diplomatike të Francës dhe të Europës. Kina dhe Europa po forcojnë shkëmbimet e bashkëpunimin për mbrojtjen e sistemit shumëpalësh ndërkombëtar dhe të rregullave të arsyeshme, për të dhënë kontribut në zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Kina dhe Euopa duhet të shtojnë besimin reciprok dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që të veprojnë në të njëjtin drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.