Home / Kosova / Kufiri i Kosovës, dështon serish seanca e kërkuar nga opozita

Kufiri i Kosovës, dështon serish seanca e kërkuar nga opozita

Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk ka arritur të zhvillohet as sot në Prishtinë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë të kuorumit e ka shpallur të mbyllur seancën e thirrur nga opozita. Veseli tha se situata e sotme në Kuvend është e njëjtë si e një dite më parë dhe në mungesë të kuorumit mbyll seancën.

Politika kosovare prej tri ditësh është përfshirë në debate intensive për shkak se opozita kërkon të ndalojë presidentin Thaçi që të diskutojë me presidentin serb në Bruksel tezën për korrigjim kufijsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.