Home / Politika / PD ndërmerr nismë Kushtetuese: Vetting për politikanët!

PD ndërmerr nismë Kushtetuese: Vetting për politikanët!

Partia Demokratike do të ndërmarrë nismë kushtetuese për vetingun në politike dhe ka qenë vetë kryetari i saj, Lulzim Basha në takimin e opozitës në Elbasan që ka shpallur katër objektivat e “e platformës për çlirimin e qeverisë nga krimi”, siç e quan ai.
“Vendimi ynë është t’i japim fund një elite politike të lidhur me krimin dhe të çojmë politikanët e lidhur me krimin, në radhë të parë jashtë institucioneve, dhe pastaj para një drejtësie të reformuar dhe jo para një drejtësie të kapur”, tha Basha në fillim të mbledhjes së opozitës.

Sipas njoftimit zyrtar, PD beson se duhet zbatimi i vettingut dhe masa e kontrollit të figurës edhe për politikanët dhe zyrtarët e të tjerë të lartë publikë pasi:

• dekriminalizon plotësisht qeverisjes dhe politikën
• lufton me tolerancë zero korrupsionin dhe krimin
• ndalon aleancat mes politikanëve dhe grupeve kriminale
• pastron nga rradhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë individë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.
•garanton qeverisje pa ndikimin e krimit të organizuar

Leave a Reply

%d bloggers like this: