Home / roze / Vokalistja e “Cranberries”, Dolores O’Riordan u mbyt si pasojë e intoksikimit

Vokalistja e “Cranberries”, Dolores O’Riordan u mbyt si pasojë e intoksikimit

O’Riordan, e cila kishte anuluar një tur me grupin e ribashkuar “Cranberries” në vitin 2017 për shkak të një problemi në shpinë, ndodhej në Londër për të regjistruar këngët e radhës. Ajo u gjet e zhytur në ujë, me fytyrën lart në vaskën e tualetit, nga një shërbyese. Në momentin kur ekipet e emergjencës mbërritën në hotel, policia po përpiqej ta risillte në jetë duke performuar “CPR”-në, por pa ia dalëdot dhe në orën 9:16 u shpall e vdekur.

Ndër provat e gjetura ishte edhe konsumi tejet i lartë i duhanit dhe alkoolit, sikurse edhe përdorimi i ilaçeve që lëshohen me recetë, përfshi lorazepamin. Në minibarin e dhomës u gjetën 5 shishe të boshatisura, sikurse edhe një shishe shampanje.

Raporti mjekoligjor pas vdekjes, i hartuar nga Dr. Adam Combe, del në përfundimin se ajo është mbytur si pasojë e intoksikimit. Pas vdekjes së saj, policia kishte deklaruar se askush nuk dyshohej, ndërsa nuk u gjet as ndonjë letër që të shpjegonte arsyet e “vetëflijimit” ndoshta të pavullnetshëm.

O’Riordan u lind në Limerick të Irlandës në vitin 1971 dhe iu bashkua grupit “Cranberries” – fillimisht i quajtur “Cranberry Saw Us” në vitin 1990, dhe performoi me ta deri në vitin 2003, kur ata vendosën të merrnin një periudhë pushimi. Zëri i saj i veçantë e bëri bandën muzikore tejet të suksesshme në të dyja anët e Atlantikut. Mes hiteve të grupit shquhen “Linger”, “Zombie”, etj..

Leave a Reply

%d bloggers like this: