Rajoni

Bullgaria do të hapë Konsullatë të Përgjithshme Nderi në Jerusalem

Bullgaria do të hapë Konsullatë të Përgjithshme Nderi në Jerusalem. Këtë e shpalli në Izrael kryeministri Bojko Borisov, i cili u takua me homologun e tij Benjamin Netanjahu.

Të dy ata diskutuan tema të lidhura me kundërvënien e krimit kibernetik dhe terrorizmit, si dhe me bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe bujqësisë.

Benjamin Netanjahu përfitoi nga mundësia të theksojë rolin e Bullgarisë për shpëtimin e hebrenjve bullgarë gjatë  Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri izraelit shprehu shpresë, se hapja e Konsullatës Nderi do të jetë hapi i parë drejt krijimit të Ambasadës Bullgare në Jerusalem.

Bashkë me zotin Netanjahu zoti Borisov do të marrë pjesë në inaugurimin e monumentit binjak të monumentit në Sofje – simbol të trimërisë së bullgarëve në shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button