Home / Bota / “Zhvillimi i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të Gjermanisë”

“Zhvillimi i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të Gjermanisë”

Merkel: Zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të Gjermanisë.

Është publikuar një pjesa e intervistës së Agjencisë Gjermane të Lajmeve (DPA) dhe televizionit RTL/n-tv me kancelaren Merkel në lidhje me zhvillimet në Turqi dhe qytetin Idlib të Sirisë.

Duke u shprehur se zhvillimi i shëndetshëm i ekonomisë së Turqisë është në interesin strategjik të Gjermanisë, Merkel tha se “Nëse bëjmë një veprim i cili mund të shkaktojë dobësimin e Turqisë, kjo nënkupton që nuk kemi vepruar në përputhje me interesat tona”.

Merkel në lidhje me marrëdhëniet mes turqve dhe gjermanëve tha se “Gjithmonë nuk mund të mendojmë bardhë ose zi. Kjo është e vërteta”. Ajo theksoi se në Gjermani jetojnë 3 milionë turq dhe se për këtë arsye këto dy shtetet janë të lidhura me njëri-tjetrin me marrëdhënie të veçanta.

Në intervistën e cila do të publikohet sonte, Merkel ka folur edhe në lidhje me sulmin e mundshëm të regjimit të Asadit dhe zhvillimet në qytetin Idlib të Sirisë, ku bëri thirrje për t’iu shmangur përjetimit të një fatkeqësie njerëzore në Idlib.

Kancelarja gjermane tha se kryesorja është lufta kundër ekstremizmit, por që duhet të mbrohen edhe civilët.

Kancelarja Merkel shtoi se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir, Putin dhe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për operacionin e mundshëm dhe mbrojtjen e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.