Bota
Donald Trump me urdhër të prerë, kërkon të zbulojë tradhtarët në administratën e tij
Presidenti i SHBA’ve, Donald Trump, ka dhënë urdhër të prerë të zbulohet se kush nga kabineti i tij ka dhënë deklaratat për librin e ri ‘Fear’ të Bob Woodward, i cili zbulon sekrete të administratës, në anën tjetër edhe të një editoriali në New York Times.
Trump po kërkon që të gjendët sa më shpejtë personi i cili ka zbuluar bisedat private të Shtëpisë së Bardhë për reporterin e Washington Post.
‘Shumë nga zyrtarët po punojnë me zell nga brenda në administratën e tij, për të pengar prirjet e tj të këqija. Unë e di. Jam njëri prej tyre’, ka shkruar njëri nga zyrtarët në mënyrë anonime për The New York Times.
Ndërsa disa emra janë të dyshuar për këtë, mirëpo ende nuk ka ndonjë vendim përfundimtarë.