Opinion

Sekretet e Helsinkit

Në fakt, Perëndimi qeveriset nga halla të fuqishme dhe motra të mëdha. Hallë Angela në Gjermani, Hallë Teresa në Angli, Hallë Brigitte në Francë. Mungonte vetëm Halla Hillary për të kompletuar mozaikun dhe vendosur dominimin e plotë mbi nipërit e nënshtruar. (Por humbja e Clinton nuk e ka lënë pasdore programin e dobësimit të hallave: fushata #MeToo vazhdon pa u ndalur. Burrat kanë frikë të flirtojnë me femrat. Henry (Superman) Cavill ka thënë në një intervistë se të flitrosh me ndonjërën do të ishte sikur “të hidhesha në flakët e Ferrit”, si person publik. “Mendoj se një femre duhet t’i vihet rrotull dhe ta ndjekësh”, ka thënë ai, por që gjëja mund të të çojë edhe në burg. Menjëherë është akuzuar për këtë herezi: “Nëqoftëse Henry Cavill nuk do të quhet përdhunues, gjithçka duhet të bëjë është… të mos përdhunojë asnjë”, i kanë thënë. Dhe ai, siç e do vendi, ka kërkuar menjëherë falje). Udhëtimi i Trump është shoqëruar nga protesta masive. Normalisht janë në favor të një demonstrimi të mirë antiamerikan, porn ë këtë rast manifestuesit qenë feministe ekstreme dhe mbështetës të emigracionit të pakufizuar. Këta janë njerëzit të cilëve u pëlqejnë hallat dhe që urrejnë xhaxhallarët. Problem për ta nuk është konflikti me Rusinë apo fakti që Trump është një “agjent rus” i presupozuar. Ajo që nuk e përtypin dot është se nuk u bindet hallave.

Në pjesën e dytë të turit, Trump është takuar me Putinin, një burrë i vërtetë. Tani që kemi mësuar nga burimet tona të besueshme atë që ka ndodhur në sallat luksoze të Helsinkit (përveç diskutimeve private kokë më kokë), mund t’i ndajmë konkluzionet tona me ju. Me pak fjalë, Presidenti Trump ka thënë gjëra të drejta dhe ka kërkuar zgjidhje të drejta, por nuk ka qenë në gjendje të këmbëngulë mbi asnjërën. Sikur të kishte qenë një njeri i privuar nga kushtëzimet, ky udhëtim do të kishte transformuar botën. Për kështu siç janë gjërat, do të mbesë vetëm një shenjë e qëllimeve të tij të ndëruara, duke parë gjithçka që ka thënë është përmbysur dhe mohuar nga ndihmësat e tij.

Në Bruksel, Trump ka sulmuar Merkelin. Si guxon të blesh gaz rus, nëse Gjermania përballet me një kërcënim rus? Pse pranon emigrantë dhe refugjatë që minojnë mënyrën europiane e të jetuarit? Duke thënë këtë, është rreshtuar me “populistët” italianët, hungarezët dhe austriakët, qeveritarët e të cilëve janë meshkuj dhe miqësorë me Trump dhe Putinin. Takimi i Brukselit ka arritur gati në shkatërrimin e NATO-s. Trump ka lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara do ta lënë në rast se nuk paguajnë. Duhet të paguajnë më shumë, shumë më tepër, në rast se duan të kenë mbrojtjen amerikane. Fliste seriozisht? NATO është një instrument kontrolli amerikan në Europë dhe Uashingtoni mban dhjetëra baza në Europë, sidomos në Gjermani, nën pushtim nga 1945. Gjëja do të dukej pozitive për Amerikën, por shtetet e kontrolluara të Europës Perëndimore janë të lidhur me klanin Clinton, me demokratët dhe me liberalët amerikane. Nuk e pranojnë Trump si sovranin e tyre legjitim. Dhe Europa nuk paguan për pushtimin e vet, kështu që loja është e kushtueshme. Sigurisht, është një nder i madh të pushtosh e të kontrollosh fuqitë e mëdha të së kaluarës, Anglinë, Francën, Vendet e Ulëta, Spanjën, ama i kushton një thes me para Amerikës.

Në të njëjtën mënyrë, në 1990 Rusia zbuloi se është e kushtueshme të kontrollosh Gjermaninë Lindore skorbutike, Poloninë e pavarur, Gjeorgjinë me diell, Armeninë mashtruese, Yzbekistanin e pafundëm dhe shtetet balltike plot shi. Nuk ka siguri që vendet europiane do të pranojnë të paguajnë dhe të pranojnë kërkesat e Trump.

Në Gjermani, rriten zërat e atyre që duan largimin e ushtarëve amerikanë nga vendi. Do të ishte mirë sikur NATO të shpërbëhej e të zhdukej, siç është zhdukur Traktati i Varshavës. Trump e pohuar shumë herë se dëshiron t’i kthejë në shtëp ushtarët amerikanë. Ndoshta do të asistojmë në Pax Americana pa trupa amerikane në Europë, siç Anglia pohonte në mënyrë false se i përkiste Perandorisë Romake, anipse legjionet romake qenë larguar dhe Roma kishte humbur çdo interes në Albionin e mjegullt. Në Angli, Trump është ndeshur me May. I ka kujtuar mësuesen e saj të fillores dhe Donald nuk i pëlqejnë mësueset e shkollës. Brexit i butë, që May synon të konkludojë, është një nonsense, jo një Brexit, ka thënë ai. Sipas traktatit të propozuar, të gjitha prerogativat mbesin në Bruksel. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje tregëtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe. Amerika do të negociojë direkt me Brukselin dhe, në përgjithësi, do të ishte sikur May t’ia jepte postin në Nr. 10 të Downing Street ish Ministrit të Jashtëm të saj, një mbështetës i Brexit, flokëkarrotës Bojo (siç e quajnë anglezët të dorëhequrin Boris Johnson, i pakënaqur me planin e propozuar për një Brexit të butë). Edhe Bashkimi Europian është një projekt amerikan. Atëhere, pse Presidenti i Shteteve të bashkuara dëshiron ta minojë duke e larguar Mbretërinë e Bashkuar, Kalin e Trojës së tij? Dukshëm që nënkupton së forcat globaliste kanë hyrë në një gjendje konfrontimi të drejtëpërdrejtë me Amerikën.

Kjo pjesë e parë e turit të Trump është ndjekur me kënaqësi nga Kremlini. Edhe ky i fundit thekson se NATO është bërë e dalëmode dhe se Brexit është hapi i duhur. Instinktivisht, Rusia nuk e aprovon emigracionin masiv, njëlloj si Trump. Është prej një viti që takimi Trump – Putin shtyhet, pavarësisht se të dy do ta kërkonin. Trump donte të takonte një njeri tjetër të fortë, një kryetar fisi të fuqishëm që mund ta ndihmojë të ndërtojë një botë të re, në vend të asaj të krijuar nën Obamën nga mediat dhe nga gjykatësit e Gjykatës Supreme. Putini do të donte të zgjidhte çështje bilaterale dhe të lehtësonte presionin amerikan ndaj Rusisë. Problemet e tyre janë shumë të ndryshme. Problemet kryesore të Trump janë Clinton, Obama dhe ushtria e ndjekësve të tyre kokëfortë që nuk duan ta njohin legjitimitetin e Trump. Putini nuk mund të bënte shumë për të, pavarësisht gjithë simpatisë së tij. Problemi i tij është lufta hibride e kryer nga Shtetet e Bashkuara kundër Rusisë. Pavarëissht akuzave të dëgjuara në mjetet tona të komunikimit (njoftime të supozuara ruse në Facebook e Twitter për të influencuar votuesit), presioni amerikan ndaj Rusisë është shumë real dhe shumë i dhimbshëm. Funksionarët amerikanë kërkojnë që të shkatërrojnë çdo marrëveshje ndërkombëtare që Rusia tenton të nënshkruajë. Nuk është vetëm apo as kryesisht një problem armësh. Nëqoftëse një vend A dëshiron që t’u shesë rusëve, të themi, banana, ambasadori amerikan do të shkojë tek mbreti apo ministri i A-së dhe do t’i kërkonte shprehimisht që ta ndalonte shitjen e bananeve rusëve. Sikur të mos pranonte, aksh vend të mos presë ndihmë amerikane ose të mos mbështetet në favoret e saj në kundërshtitë me fqinjët; që Shtetet e Bashkuara të mos ia blejnë më produktin e tyre apo që bankat amerikanë ta rishikojnë gjykimin mbi transaksionet e tij financiare. E keni parë skenën e Nikki Haley, ambasadore amerikane në Kombet e Bashkuara, që ka kërcënuar vendet sovrane me ndëshkime të ashpra pse kanë votuar kundër dëshirës së amerikanëve; atëhere e keni ndopak idenë për taktin me të cilin jenkit duan t’i kalojnë idetë e tyre.

Rusët gjenden në një pozicion tejet jokomod. Të gjithë fqinjët e tyre janë subjekte të presioneve amerikane, qoftë në bëhet fjalë për Gjeorgjinë (që 10 vite më parë, e drejtuar nga këshilltarë amerikanë dhe izraelianë, ka sulmuar ushtarakisht Rusinë) apo për Ukrainën (amerikanët kanë organizuar një grusht shteti dhe kanë instaluar në Kiev një qeveri jashtëzakonisht armiqësore ndaj Rusisë). Bazat ushtarake e rrethojnë, trupat e NATO-s u afrohen gjithnjë e më shumë qendrave të saj. Buxheti ushtarak amerikan prej 600 miliard dollarësh i bën hije atij rus, ndërsa gara e armatimeve mund t’ua minojë financat. Sikur Rusia të ishte femër, do të ulërinte: Mjaft! Ndoshta fuqia amerikane mund të jetë në rënie, por ndërkohë është në gjendje plotësisht që t’ia bëjë jetën të vështirë çdo shteti. Ia ka bërë jetën padurueshmërisht të vështirë Koresë së Veriut dhe jashtëzakonisht të vështirë Iranit. Rusia nuk po bën as edhe gjysmën e të mirës që mund të bëjë pa ndërhyrjet energjike amerikane. Putini do të donte që Trump të pushonte. Nuk ka asnjë motiv për të cilin Rusia të shënjestrohet pandërprerë; nuk është më komuniste; është shumë më e vogël dhe më pak e populluar se ish Bashkimi Sovjetik; dëshiron të jetojë në paqe si anëtare e familjes së kombeve, jo si një alternativë e madhe. Ofensiva antiruse ka nisur seriozisht nën presidentët e mëparshëm amerikanë, domëthënë Obama e Clinton; kështu që do të kishte kuptim për Trump që ta ndalonte. Problemi është se edhe ai është aktivisht i impenjuar në një luftë kundër Rusisë. Vetëm pak ditë më parë i ka bërë presione Merkelit që të heqë dorë nga North Stream 2, për të mos blerë më gaz rus. këshilltarët e tij kanë kërkuar që Turqia të heqë dorë nga blerja e një sistemi antiraketor rus. US Air Force ka bombarduar trupat ruse në Siri.

Megjithatë, Putini ka ndërmarrë një tentativë të mirë. Ka propozuar që të mbahet një referendum në zonën e Donbasit, në Ukrainën lindore, aktualisht e pavarur, por e privuar nga njohja ndërkombëtare. Populli i Donbasit e ka mbajtur referendumin e tij më 2014 dhe ka votuar për pavarësinë; regjimi i Kievit dhe soponsorët e tij perëndimorë e kanë mohuar vlefshmërinë e tij, pasi është bërë nën mbrojtjen e ushtrisë ruse, kanë deklaruar. Tani Putini ka propozuar një përsëritje nën kontrollin ndërkombëtar. Trump ka rënë dakord haptazi, ka thënë se ishte një ide e mirë dhe ka kërkuar opinionin e John Bolton, Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare; Bolton e ka konfirmuar pozitivitetin e idesë. Kjo në Helsinki; qysh atëhere, ideja megjithatë është refuzuar nga Amerika, duke qenë se regjimi i Kievit i është kundërvënë. Regjimi e di mirë se ukrainasit e lindjes nuk janë të prirur që të zgjedhin për mëshirën e tij të butë; nga ana tjetër, administrata Trump nuk do ta shtyjë Kievin që të pranojë shkëputjen apo të respektojë Marrëveshjen e Minskut dhe t’i lërë që të ribashkohen me Ukrainën federale si njësi autonome. Kjo plagë në kufirin perëndimor të Rusisë do të vazhdojë kështu të rrjedhë gjak. Për sa i përket Sirisë, Putini i ka thënë Trump se është dakord me marrëveshjet e bëra me Netanyahu, që t’i mbajë iranianët dhe milicitë e tyre rreth 80 kilometra nga linjat e çimpenjimit (1974) në Lartësitë Golan (iranianët po kalojnë një moment të vështirë dhe e kanë pranuar këtë zgjidhje menjëherë). Trump ka rënë dakord dhe të dy kanë nënvizuar se e kanë shumë për zemër sigurinë izraeliane. (Për arsye të ndryshme: Putini do që Siria të mbesë në paqe nën al Assad, i mbrojturi dhe aleati i tij, dhe për këtë ka nevojë për ndonjë marrëveshje sigurie me Izraelin agresiv. Putini është i vetëdijshëm për kapacitetet e shtetit hebraik për të vepruar në prapaskenë dhe kështu që nuk do të armiqësohet me te. Do që edhe Trump të jetë i gëzuar dhe Izraeli është një pikë me rëndësi të jashtëzakonshme për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, shumë më tepër sesa për Putinin. Trump bën sakrifrica në altarin e Izraelit për të qetësuar hebrenjtë që lufton brenda. Është kundër gjithçkaje që përfaqësojnë hebrenjtë amerikanë, kundër gjithçkaje që kanë arritur kohët e fundit).

Për Korenë e Veriut, Putini ka lavdëruar lëvizjen e Trump dhe ka thënë se do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet amerikane. Për idiotësinë e “ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet amerikane”, Putini ka propozuar ngritjen e një grup bilateral ekspertësh për sigurinë informatike. Lëreni që të merren ekspertët, i ka thënë. Trump ka rënë dakord, megjithëse këshilltarët e tij e kanë refuzuar menjëherë idenë me t’u kthyer në Uashington. Putini ka propozuar edhe që të mundësohen hetime të kryqëzuara, mbi bazën e reciprocitetit: hetuesit amerikanë të shkojnë në Rusi dhe të marrin në pyetje funksionarët e inkriminuar rusë nga ekipi i Mueller; nga ana tjetër, hetuesit rusë të shkojnë në Shtetet e Bashkuara dhe të marrin në pyetje ambasadorin  McFaul lidhur me pjesëmarrjen në aferën Broëder. Trump ka mbetur i goditur nga oferta bujare, por kur është kthyer në Uashington, McFaul ka pohuar (në mënyrë false) se Trump synonte ta dërgonte në gulag dhe këshilltarët e Presidentit e kanë refuzuar menjëherë propozimin. Putini nuk kishte qëllim ta arrestonte dhe ta mbante McFaul, vetëm ta pyeste; në këtë mënyrë, nuk do t’u kishte mundësuar hetuesve të Mueller që t’i çonin punonjësit e inteligjencës ruse në një Guantanamo të zgjedhur prej tyre vetëm për t’i marrë në pyetje. Afera Broëder bëhet më e madhe me kalimin e kohës: megjithëse kopuku nuk është plaçiktësi më i madh i të mirave ruse, ka qenë më ekspliciti dhe më i kapuri pas të mirave të vjedhura. Konsulentët amerikanë e universiteteve më të mirë të vendosur në administratën Jelcin në viet ’90 kanë vjedhur më shumë; lehtësuan edhe krijimin e oligarkëve të fuqishëm të asaj kohe. Megjithatë, Broëder ka pasur më shumë guxim dhe ka investuar një pjesë të mirë të fitimeve të paligjshme në tanxhente, duke synuar që ta korruptojë administratën amerikane dhe ta ndërsejë kundër Rusisë. McFaul ka mbuluar atë dhe psillëqet e tij, përveçse ka kërkuar të ndërhyjë në procesin elektoral rus, duke ndjekur precedentin e vendosur më 1996. Kështu në Helsinki, më është thënë nga një dëshmitar, është vendosur një model. Putini bën një propozim, Trump është përkohësisht dakord, për ta hedhur poshtë dhe mohuar menjëherë në kthimin e tij në Uashington.

Nga fillimi deri në fund, mediat amerikane kanë qenë shumë armiqësore ndaj Presidentit dhe misionit të tij në Europë. Kanë ndjekur me entuziazëm demonstrimet antiTrump dhe kanë nënvizuar çdo gabim të tij. Google, si ushtar i bindur, u ka rënë prapa “cicërimave” të ish kreut të CIA-s, ku e quan Trump “tradhëtar”. Të gjitha gazetat kryesore perëndimore kanë folur për “tradhëti” të Trump. Ndoshta do të kishin qenë në gjendje t’i bindnin disa republikanë që ta ndiqnin trendin, por humbja e republikanit Mark Sanford në primaret e South Carolina pas “cicërimave” të zemëruara të Trump i ka kthyer me këmbë në tokë. Një lider republican e ka thënë mirë: “Natyrisht që janë kritikët e tij pavarësisht gjithçkaje. Por ky komitet është i fortë, i jep krahë dhe dëshiron ta mbështesë. Jemi të interesuar jo vetëm për zgjedhjet e 2018, por edhe për ato të 2020”. Rezultati i fushatës së egër “Trump është tradhëtar” ka qenë befasues: 80% e votuesve të tij e ka miratuar çfarë është bërë në Helsinki, megjithë akuzat e egra. Mediat amerikane e kanë humbur sharmin e tyre. Presidenti mund të vazhdojë ta ndërtojë strukturën e tij të pushtetit dhe ndoshta një ditë fjala e tij do të vlejë diçka. Konkluzioni: Trump ka guxuar dhe ka mbijetuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button