Home / Bota / Zvicra do paiset me avionëve të rinj luftarakë dhe sistemin e ri mbrojtjës tokë-ajër
Bundesrat Guy Parmelin und die französische Verteidigungsministerin Florence Parly betonten vor den Medien in Bern, wie gut die bilaterale militärische Zusammenarbeit funktioniert.

Zvicra do paiset me avionëve të rinj luftarakë dhe sistemin e ri mbrojtjës tokë-ajër

Florence Parly, ministri francez i mbrojtjes u takua me homologun e tij zviceran Guy Parmelin. Diskutimet u përqëndruan në bashkëpunimin ushtarak mes Bernës dhe Parisit si dhe blerjet e reja të avionëve luftarakë nga ana e Zvicrës. Të dy ministrat diskutuan po ashtu rishqyrtimin e marrëveshjes franko-zvicerane të bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trainimit ushtarak. Synohet rishqyrtimi i kësaj marrëveshje e cila daton nga viti 2003.

Ministri zviceran i mbrojtjes Guy Parmelin po ashtu prezantoi dhe programin e transformimit të ushtrisë zvicerane air2030 që parashikon blerjen e avionëve të rinj luftarakë si dhe të një sistemi të ri mbrojtje tokë-ajër. Avioni francez i tipit Rafale është ndër avionët që është marrë në shqyrtim nga ushtria zvicerane. Franca është një ndër partnerët më kryesorë të Zvicrës në çështje të politikës dhe sigurisë si dhe bashkëpunimin ushtarak.
Zvicra ka eksportuar materiale ushtarake me një vlerë prej 412 million franga gjatë vitit 2016 që i korrespondon një totali prej 0,14% të eksporteve të saj. Rezulton që Zvicra të jetë e renditur në vendin e 11 në nivel global si vend eksportues armatimesh ku pesë vendet e para për 2016 i zinte Gjermania, Afrika e Jugut, India, SHBA dhe Pakistani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.