Qeveritare

Tahiri ndjek punimet në mjediset e Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor në Tiranë

1102-Ministri-i-Brendshem-Saimir-Tahiri-Foto-ATSH-ARKIVE-545x350Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, ka marrë pjesë sot në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës.

“Ky projekt është bërë i mundur falë bashkëpunimit me Fondacionin Arsimor Sema dhe Universitetin “Hëna e Plotë Bedër”, të cilët do të mbështesin Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale”, theksoi Tahiri.

Projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve. Të gjitha punimet do të përfundojnë brenda 60 ditësh dhe do të krijojnë mundësinë që tashmë qytetarët të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë.

Ministri Tahiri, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, janë njohur nga afër me detajet e projektit që parashikon ndër të tjera edhe ndërhyrje infrastrukturore në pjesën tjetër të godinës së Komisariatit të Policisë Rrugore, duke e bërë edhe më funksionale atë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button