Rajoni

Vuçiç: Serbi-Kinë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur në “kulmin historik”

Presidenti Aleksandër Vuçiç u takua me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës të akredituar në Beograd Li Manxhang. Sipas komunikatës së zyrës për media të Presidencës, takimi u zhvillua “në prag të vizitës së afërme” të Presidentit Vuçiç në Kinë. Vuçiçi i ka deklaruar bashkëbiseduesit se është krenar që marrëdhëniet mes dy vendeve kanë arritur në “kulmin historik”, se është i gëzuar që së shpejti do të ketë mundësinë për të vizituar “Kinën mike dhe Presidentin Si Xhinping”, vizitë në të cilën do të përcaktohen drejtimet e reja të partneritetit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm. Gjatë bisedës Presidenti Vuçiç i theksoi bashkëbiseduesit se është i impresinouar nga rezultatet e Samitit të Forumit të bashkëpunimit të Kinës dhe vendeve të Afrikës (lajm i cili zuri mjaft vend në mediat serbe), që u mbajt në Pekin.

„Në momentin kur ekonomia botërore po përballet me sfidat e proteksionizmit tregtar, Kina, si vend me një fuqi tejet të madhe ekonomike, tregoi edhe një herë gatishmërinë për të ndihmuar në mënyrë altruiste vendet në zhvillin, në përfitim, sikurse theksoi edhe Presidenti Si, të begatisë së përbashkët“- i ka deklaruar Vuçiçi diplomatit kinez. Shtoi gjithashtu se respekti që shfaq Kina për të gjitha vendet e botës në lidhje me të drejtën e tyre për zhvillim, pa marrë parasysh madhësinë, si dhe pa ndërhyrje në punët e brendshme dhe kushtëzime politike, meriton mbështetjen e të gjithë atyre që besojnë në idealet e barazisë dhe solidaritetit të vërtetë. „Dëshiroj që edhe me këtë rast të përsëris mbështetjen e fortë te parimet e Rrugës së re të mëndafshit, për të cilën mendoj se është një nga iniciativat me të mëdha dhe më frytdhënëse në histori. Për këtë mendoj se është me rëndësi të jashtëzakonshme që ky projekt të zgjerohet edhe drejt vendeve afrikane“- ka theksuar Presidenti serb në bisedë me ambasadorin kinez të akredituar në Beograd.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button