Home / Kronika / Mashtroi duke marrë para për një gjyq, arrestohet juristi i hipotekës së Korçës

Mashtroi duke marrë para për një gjyq, arrestohet juristi i hipotekës së Korçës

Juristi i Hipotekës së Korçës është vënë në pranga pasi ka mashtruar disa persona nga Librazhdi. Burime ende jozyrtare, bëjnë të ditur për Top Channel se Elvis Gjata u kishte marrë një shumë parash për të ndërhyrë për një çështje gjyqësore penale këtyre personave.
Por ata e kanë denoncuar për mashtrim dhe pas hetimit, prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit për Gjatën. Vendimi u ekzekutua nga policia e Korçës, teksa priten të tjera detaje nga organet policore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: