Home / Politika / Asambleja Kombëtare e PS, Balla: Në zgjedhjet lokale PS do të ketë aleatë vetëm qytetarët

Asambleja Kombëtare e PS, Balla: Në zgjedhjet lokale PS do të ketë aleatë vetëm qytetarët

Balla tha se lufta kundër “tepsisë” vazhdon, nuk e kemi fituar akoma, tha ai. Balla u shpreh se detyra gjatë këtij sesioni do të jetë finalizimi i reformës në drejtësi. “Duhet të mbyllim adresimet e raportit të OSBE-ODIHR”.

Ndërkohë, kreu i grupit të PS theksoi se në zgjedhjet lokale PS do të ketë aleatë vetëm qytetarët.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, në këtë asamble do të nisë ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

Pikat e tjera do të jenë udhëzimi për fillimin e fushatës kombëtare “E gjithë vëmendja tek ju”, miratimi i strategjisë “Partia Socialiste e hapur për ty”, raport mbi gjendjen aktuale të partisë digjitale dhe vendimi për unifikimin e regjistrit digjital të Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published.