Ekonomia

“Vllaznimi” shpk fiton tenderin për punët infrastrukturore në parkun kombëtar të Valbonës

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) bëri me dije se ka zgjedhur kompaninë lokale të ndërtimit “Vllaznimi” shpk. Tropoje për ngritjen e infrastrukturës turistike në parkun kombëtar të Valbonës.

Tenderi i alokuar llogaritet të kushtojë 81 milion lekë,  duke përfshirë të gjitha taksat indirekte dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë në pesë muaj, sipas informacionit të vënë në dispozicion nga FSHZH në një njoftim.

Infrastruktura e turizmit në parkun nacional të Valbonës është pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkë-financuar me një kredi prej 28.7 milion euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6.0 milion euro nga qeveria shqiptare.

Lugina e Valbonës është pjesa më tërheqëse e Parkut të Alpeve Kombëtare. Projekti aktual konsiston në rehabilitimin e dy ndërtesave ekzistuese, ndërtimin e katër shtëpizave, një dyqan suveniresh, parkingut dhe punimeve të tjera konstruktive që do të ndihmojnë turizmin në zonë.
Punimet e kërkuara janë kryesisht punimet të pllakave prej guri, instalimi i sistemit, kanalizimi i ujërave, etj.

Alpet Shqiptare po kthehen me shpejtësi në një destinacion të preferuar turistik. Më shumë se 600,000 turistë llogaritet ta kenë vizituar këtë destinacion gjatë vitit të kaluar.

Punimet për ndërtimin e Qendrës së Zhvillimit të Turizmit në Valbonë parashikohet të fillojnë në muajin Tetor 2018 dhe struktura të jetë gati dhe operacionale në fillim të sezonit të ardhshëm turistik.

Muajin e shkuar, Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi Zyrën e Informacionit Turistik në Valbonë. Kjo zyrë informacioni është mundësuar në kuadër të projektit “Punët në Komunitet IV”, financuar nga qeveria shqiptare dhe Banka e Këshillit të Europës për Zhvillim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button