Home / Kosova / Konfirmohet anulimi i takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Konfirmohet anulimi i takimit Thaçi-Vuçiq në Bruksel

Marko Gjuriq e ka konfirmuar sot se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk do të takohet sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Bruksel, raporton agjencia e lajmeve ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Këto deklarime Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’, Marko Gjuri i ka bërë pas takimit që delegacioni serb ka pasur me Federica Mogherinin.

Ndërkohë ende nuk dihet se kur do të mund të vazhdojnë bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Lajmi për mos takimin e Thaçit dhe Vuçiqit, vjen pasi të dy liderët kanë zhvilluar takime të ndara me Federica Mogherinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.