Politika

Akuzoi policinë për paaftësi, Rama: Të përjashtohet deputeti i PS në Kurbin

Deputeti i Kurbinit, Gjetan Gjetani nuk do jetë më pjesë e Partisë Socialiste. Ka qenë vetë kryetari i saj Edi Rama që në asamblenë Kombëtare të PS ka kërkuar përjashtimin e tij.
“Nuk po e shoh këtu dhe ka bërë shumë mirë që nuk ka ardhur. Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama, duke shtuar se “Duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit. Se faturat e hajdutëve në hipoteka që janë futur me mbështetje politike dhe farefisnorë nuk i marrin ata që ndërhyjnë por i merr PS”.

I iniciuar nga dy vrasje brenda 8 orësh në zonën e Mamurrasit, deputeti Gjetan Gjetani shkruante një ditë më parë në rrjetet sociale se policia është e paaftë dhe e korruptuar.

Për këtë situatë deputeti socialist shprehej se do kërkojë interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm dhe në rast të mos marrje së masave do i kërkojë qytetarëve të Kurbinit daljen në protestë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button