Amerika

Problemet me Shërbimin Sekret amerikan

shabShefja e Shërbimit Sekret amerikan tha se shkeja e fundit e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë gjatë së cilës një veteran iushtrisë hyri në rezidencën presidenciale para se të ndalohej, është e papranueshme dhe premtoi të sigurojë që nuk do të ndodh përsëri.

Julia Pierson i tha një komisioni të kongresit sot se merr përgjegjësinë për incidentin e 19 shtatorit, kur Omar Gonzalez kapërceu gardhin dhe i shpëtoi sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, një nga ndërtesat më të sigurta në Uashington.

Darrell Issa, kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen, tha se një seri shkeljesh gjatë viteve të fundit kanë ngritur pikëpyetje rreth drejtimit të Shërbimit Sekret dhe kanë minuar besimin e publikur tek agjencia.  Në një incident në vitin 2011, u qëllua me armë në Shtëpinë e Bardhë, por dëmet e plumbave u zbuluan vetëm disa ditë më vonë.

Zonja Pierson përballet me pyetje të vëshitra për shkelje të sigurisë këtë muaj, si dhe disa incidente të tjera të sikletshme të agjencisë që është përgjegjëse për mbrojtjen e presidentit Barack Obama dhe familjes së tij.

Ajo tha se 16 ndërhyrës, përfshi gjashtë këtë vit, janë kapur duke kapërcyer gardhin e Shtëpisë së Bardhë, por 42 vjeçari  Gonzalez është mesa duket I vetmi që arriti të depërtojë thellë për në rezidencën presidenciale.

Shërbimi Sekret tha fillimisht se ai u arrestua shumë pranë një dere të hapur të Shtëpisë së Bardhë, por zonja Pierson tha se ai kaloi një agjent të Shërbimit Sekret dhe u kap vetëm pasi hyri me vrap në dhomat ceremoniale në katin e parë të Shtëpisë së Bardhë.

Shërbimi Sekret tha fillimisht se Gonzalez ishte i paarmatosur, por më vonë u tha se ai kishte një thikë.

Gonzalez ka shërbyer në ushtarinë amerikane për nëntë vjetë të luftës në Irak. Ai tani po mbahet në Uashington dhe përballet me akuzë për hyrje të ndaluar me armë. Në se shpallet fajëtor ai përballet me 10 vjet burg.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button