Home / Politika / Platforma e bashkëqeverisjes, Rama: Kryetarët e bashkive të papërgjegjshëm

Platforma e bashkëqeverisjes, Rama: Kryetarët e bashkive të papërgjegjshëm

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ndër të tjera, ku kërkoi edhe përjashtimin e deputetit të PS në Kurbin, Rama u tregua shumë i ashpër edhe ndaj kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste.
Ai tha se ata janë arsyeja se pse nuk funksionon në disa raste platforma për bashkëqeverisjen. Rama u shpreh se qytetarët nuk kanë marrë zgjidhje pasi kryetarët e bashkive nuk përgjigjen ndaj ankesave të tyre.

Gjithashtu, Rama tha se fushata të nisë menjëherë duke kërkuar nga kryetarët e bashkive të fillojnë llogaridhënien, ashtu si bëri qeveria para pushimeve.

“Atë që qeveria bëri para pushimeve, llogaridhënien, duhet ta bëjnë edhe të gjithë kryetarët e bashkive. Aty do të kuptohet nëse PS e ka më kryetarin e bashkisë për betejë apo të gjejë një tjetër. Kjo jo për të humbur kohë, por për të qenë “A”-ja e detyrë sonë, për të qenë pjesë integrale e njerëzve. Kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen në ankesat e platformës. Të gjithë ata që shkruajnë në platformë marrin zgjidhje dhe nuk i pyet askush me kë janë. Ndërsa çdo ministër përgjigjet dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri.

Leave a Reply

%d bloggers like this: