Ekonomia
Sistemi bankar konsolidon fitimet në 12.6 miliardë lekë
Sistemi bankar në vendin tonë po konsolidon fitimet financiare.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në këtë shtatëmujor fitimi i bankave kapi vlerën e 12.6 miliardë lekëve, me rritje të mëtejshme nga fitimi prej 11 miliardë lekësh që shënoi në gjashtëmujor.
Sipas BSH-së, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar, fitimi ka pësuar një rënie me 10%.
Ndikim në rritjen e fitimit të sistemit bankar ka edhe përmirësimi i niveli të kredisë me probleme.
Banka e Shqipërisë, bën të ditur se në fund të korrikut, raporti i kredive me probleme ishte 13.4%, në nivele pothuajse të njëjta me muajin qershor. Krahasuar me një vit më parë, raporti i kredive me probleme është ulur me mbi dy pikë përqindje.