Inflacioni arrin në 2.2% – Ushqimet janë shtrenjtuar më pak në muajin gusht
Grupi me peshën kryesore në inflacion, ai i ushqimeve, pësoi rënie të inflacionit për të dytin muaj radhazi, duke rezultuar përcaktues në tendencën e inflacionit mesatar në ekonomi. Brenda ushqimeve, në rënie rezultuan çmimet e frutave, sheqerit dhe produkteve të pastiçerisë, ndërsa perimet vazhdojnë të jenë ndjeshëm më të shtrenjta krahasuar me një vit më parë.
Një rënie e lehtë u regjistrua në inflacionin e grupit të transportit, e lidhur kryesisht me një stabilizimin të çmimeve të karburanteve.
Në muajt e fundit, inflacioni po jep sinjale stabiliteti, megjithëse rikthimi në objektiv po rezulton më i ngadaltë se parashikimet, ashtu si pothuajse në të gjithë Europën. Prej afro tre muajsh, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor pothuajse e ka fiksuar kursin e këmbimit euro-lek, duke ndikuar tërthorazi edhe një qëndrueshmëri më të lartë të inflacionit. Banka e Shqipërisë pret që objektivi prej 3% të arrihet brenda vitit 2020.