Home / Kosova / Merret vendimi final për vizitën e Vuçiç në Kosovë

Merret vendimi final për vizitën e Vuçiç në Kosovë

Më herët presidenti serb Vuçiç kishte marrë një lejë nga autoritetet kosovare për të udhëtuar në Kosovë gjatë ditës së sotme, por pas refuzimit të takimt të Brukselit, u përfol mbi mundësinë e anulimit të kësaj lejeje.

Fillimisht u vendos kufizimi i itinerarit të Vuçiçit në Kosovë, por më pas autoritetet kosovare kanë vendosur që vizita e presidentit serb në Kosovë të kryhet sipas kërkesës së tij, duke përfshirë edhe një vizitë në liqenin e Ujmanit.

“Kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar itinerari në përputhje me kërkesën zyrtare, dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë, të parashikuar me marrëveshjen e Brukselit”, thuhet në përgjigjen e re të institucioneve të Kosovës, ndaj palës serbe.

Mësohet se ndryshimi i vendimit paraprak është bërë pas sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, veçanërisht të Ambasadës Amerikane, që ka kërkuar shmangien e tensionit ndërmjet dy shteteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.