MaqedoniaRajoni

Merkel në Shkup: Maqedonasit të vendosin vetë për të ardhmen e tyre

“Askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim dhe janë ata që duhet të vendosin për të ardhmen e shtetit dhe kjo e ardhme mund të jetë anëtarësimi në NATO dhe në BE, nëse keni sukses në referendumin e 30 shtatorit”, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel në Shkup në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Ekzistoi një mosmarrëveshje midis vendit tuaj dhe Greqisë dhe duhej të gjendej zgjidhje. Prandaj çështja e emrit dhe çështja për anëtarësim lidhen bashkë. Kjo është çështje që nuk lidhet me qeverinë. Më 30 shtator maqedonasit kanë mundësi të njëjtë siç vepruan para 27 vitesh, të votojnë nëse duan t’i takojnë familjes së BE-së dhe NATO-s”, theksoi Merkel.

”Mos qëndroni në shtëpi më 30 shtator, në këtë datë historike. Shfrytëzoni shansin dhe thoni se çfarë të ardhme dëshironi të keni”, shtoi ajo.

Kryeministri Zaev i shprehu mirëseardhjen Merkelit, si kancelarja e parë gjermane që vjen në Maqedoni.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Merkel tha se sot nuk do të takohej me presidentin Ivanov, por vetëm me atë të opozitës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button