Home / Politika / Jeton në kushte të vështira, zgjidhje për familjen Ahmeti në Vlorë

Jeton në kushte të vështira, zgjidhje për familjen Ahmeti në Vlorë

Kryeministri Edi Rama u zotua të japë gjithë ndihmën e mundshme ndërsa vizitoi sot familjen Ahmeti në fshatin Vajzë të Vlorës, e cila jeton në gjendje të vështirë.

Kryeministri bashkëbisedoi me familjarët, të cilëve u premtoi mbështetje për t’i ndihmuar për shtëpinë apo për t’i asistuar me mbështetje për një ekonomi të vogël blegtorale.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron qytetarët ndërsa postoi videon e kësaj vizite, se nuk “ka asnjë koment për çka do të shihni”, pasi duket qartë realiteti i hidhur i gjendjes në të cilën jeton familja Ahmeti.

Në shtëpinë e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë të Vlorës, i zoti i shtëpisë  tregon sesa të vështirë e kanë jetesën.

“Jemi në një ndërtesë pa drita, pa ujë dhe në një vend pa rrugë, marrim një ndihmë ekonomike 80 mijë lekë. Këta janë familja ime prej pesë anëtarësh”, shprehet kryefamiljari.

Kryeministri interesohet nëse fëmijët shkojnë në shkollë dhe qytetari shprehet se kanë mbaruar 8-vjeçaren.

Njëri nga djemtë i shpreh Kryeministrit dëshirën për të vazhduar shkollën profesionale për hidraulik.

Pas vizitës së kryeministrit në shtëpinë në gjendje të mjeruar, familjarët thonë se ata pesë viet që banojnë aty.

Më tej, në bashkëbisedim me familjarët e familjes Ahmeti, kryministri interesohet se ku kanë banuar më parë, ku flenë dhe si jetojnë. E ndërsa familjarët i tregojnë kryeministrit gjendjen e vështirë, Rama vëzhgon çdo detaj.

Në fund, kryeministri Rama shprehet se “do të shikojmë mundësinë t’u ndihmojmë për shtëpinë dhe për djemtë, të bëjmë ndonjë plan për t’iu asistuar për t’iu dhënë një mbështetje si fermerë për të bërë një blegtori të vogël”.

“Do gjejmë një zgjidhje”, thekson Kryeministri, ndërsa përshëndetet me familjarët duke i lënë ata gjithë shpresë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.