Kosova

Vuçiq kërkon bisedime në Bruksel për Liqenin e Gazivodës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka treguar se e ka ndërmend ta nxjerrë në agjendën e bisedimeve Liqenin e Gazivodës. Ai ka thënë se duhet marrëveshje që Kosova ta shfrytëzojë ujin nga ky Liqen.

“Gazivoda është  e rëndësishme edhe për serbet edhe për shqiptarët. Mendoj se këtu ne mënyrën më të mirë shihet pesha e problemit që e kemi dhe qëndrimet e ndryshme që i kemi për Gazivodën dhe luftën e vështirë politike  që e kemi pasur dhe që shpresoj që do ta tejkalojmë ne dhe shqiptarët në 100 vitet e ardhshme në mënyrë që të jemi të kënaqur edhe ata me shfrytëzimin e ujit sepse pjesa më e madhe e  Metohisë furnizohet nga këtu dhe natyrisht Obiliqi dhe Prishtina vecmas në muajt e verës. Per ne Gazivoda është e rëndësishme, pa të serbët nuk mund të jetojnë këtu”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button