Home / Kosova / Mbi 1 mijë protestues në protestën kundër Vuçiqit në Drenicë

Mbi 1 mijë protestues në protestën kundër Vuçiqit në Drenicë

Një qytetar, pjesëmarrës në protestën kundër vizitës në Drenicë të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, ka treguar numrin e protestuesve të cilët kanë bllokuar rrugët.

Ai ka thënë se janë rreth 1 mijë protestues, dhe se nuk do të lejojnë Vuçiqin në Drenicë pa kërkuar falje për krimet e luftës.

“Diku janë afër 1 mijë protestues, kemi protestues edhe në fshatin Banjë. I kemi organizuar shoqatat e dala nga lufta. Skenderaji dhe Drenica ka pasur më së shumti të zhdukur, diku rreth 560 persona të zhdukur. Dhe i kemi edhe 128 persona të pagjetur. Për këtë arsye qytetarët nuk do ta lejojnë Vuçiqin të vizitojë këto pjesë”, ka thënë një qytetari për Kp.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në rrjetin social facebook ka bërë të ditur se ia ka anuluar lejen presidentit serb për ta vizituar Drenicën.

Ky vendim  ka ardhur pas protestave ku qytetarët e kësaj ane bllokuan rrugën me mjete të rënda transportuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.