Home / Kosova / Një autoblind i KFOR-it del si përforcim në një zonë të Skenderajt

Një autoblind i KFOR-it del si përforcim në një zonë të Skenderajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që t’i ndalohet vizita presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për në Banjë të Skënderajt. Edhe qytetarët po protestojnë kundër vizitës së tij në Skënderaj.

Policia e Kosovës po shihet në çdo cep të këtyre zonave e si përforcim në vendin e ngjarjes në zonën Bojtesh-Skenderaj, ka dalë edhe një autoblind i KFOR-it, raporton Gazeta Express.

Ndryshe, qytetarët po vazhdojnë protestën asaj i është bashkuar edhe kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.

Jashari ka deklaruar se Vuçiqi s’mund të kalojë në Drenicë pa kërkuar falje.

Leave a Reply

%d bloggers like this: