Home / Kosova / Thaçi qorton veteranët që bllokuan Vuçiqin, thotë se duhet të tregojnë kulturë

Thaçi qorton veteranët që bllokuan Vuçiqin, thotë se duhet të tregojnë kulturë

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë kundër bllokimit të rrugës nga ana e banorëve dhe veteranëve të Drenicës dhe në të njëjtën kohë e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për t’ia ndalur vizitën Vucicin në Banjë të Skenderajt.

Qëndrimi i Presidentit Thaçi ka ardhur pas anulimit të vizitës së Vucicit në Drenicës nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ditë më parë kishte miratuar kërkesën për vizitën e Presidentit të Serbisë në Kosovë, duke përfshirë itinerarin e saktë. Por, për shkak të rrethanave të reja të krijuara dhe ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të vetë delegacionit të presidentit serb, sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për anulimin e vizitës së tij në fshatin Banje”, ka shkruar Presidenti.

“Si President i Kosovës, e mirëkuptoj plotësisht reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët kanë shprehur revolten e tyre të arsyeshme kundër një vizite të tillë. Kjo tregon se plagët e dhimbjes dhe luftës janë ende shumë të freskëta. Megjithatë, në kohën kur jemi duke bërë përpjekje për paqe dhe pajtim, protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë. Prandaj, unë e kuptoj edhe zhgënjimin e banorëve të komunitetit serb në fshatin Banje, për pamundësinë e realizimit të kësaj vizite. Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor”, ka shtuar ai.

“Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.